Berisha: Kemi 44 mijë luftëtarë që mund të udhëheqin një lëvizje shpëtimtare për vendin

Saturday, 11 June 2022 13:17

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se qytetarët presin që PD të ngjallë besimin për të udhëhequr protestat dhe ndryshimin.

“Pra, kjo është gjendja. Po ku jemi ne? Më të fortë se kurrë. Kemi 44 mijë luftëtarë, që na u përgjigjën në çdo kohë. Kjo është një pakicë që mund të udhëheq një lëvizje të fuqishme, shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë luftëtarë kërkojnë në radhë të parë të mobilizohen, kërkohet me çdo kusht ta zgjerojmë frontin.

 

Kemi të bëjmë me një parti shtet. Ajo përmbyset me një front opozitar dhe kjo është jetike për ne. Ne duhet ta krijojmë atë në të gjitha nivelet e vendit.

 

 

Përballë kemi një armik më të rrezikshëm pas Enver Hoxhës. A do pranojmë ne monizmin? A do pranojmë të vazhdojmë si zakonisht me këtë qeveri dhe me këtë regjim? Kurrën e kurrës.

 

...Nuk është punë krize, por është punë vjedhje dhe shfrytëzimi të krizës për të vjedhur dhe varfëruar më shumë shqiptarët. Cili shqiptar e pranon këtë? Askush nuk e pranon. Por problemi është se ne duhet të ngjallim besimin se me lëvizjen tonë do i japim përgjigjen e duhur këtyre praktikave çnjerëzore.

...Ne kemi një terren të jashtëzakonshëm, një terren që pret vetëm veprimin tonë. Ajo që ndodh sot me shqiptarët, nuk ndodh me asnjë komb tjetër,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...