Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh urimi për 110-vjetorin e Federatës Pan-Shqiptare "Vatra".
Meta deklaron se është shumë i lumtur të marr pjesë në Neë York në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare "VATRA - 110 vjet në shërbim të Atdheut dhe kombit shqiptar".
Kreu i Shtetit shpreh mirënjohje për përpjekjet e vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.
“Në këtë ditë të bekuar të 110-vjetorit të Federatës Pan-Shqiptare "Vatra", që përkon me Ditën e Çlirimit të Kosovës, jam shumë i lumtur të marr pjesë në Neë York në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare "VATRA - 110 vjet në shërbim të Atdheut dhe kombit shqiptar".
Mirënjohje përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.
Të gjithë së bashku të shumëfishojmë përpjekjet për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nxitur investimet e huaja, dekurajuar fenomenin tragjik të shpopullimit të trojeve shqiptare dhe forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik me SHBA.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe kombin tonë!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.