Nga Sali Berisha
Të dashur miq, pas skandaleve protokollare në takimet e nivelit më të lartë, paraqitjes së tij me atlete, çitjane etj, për të cilat përjashtohej nga fotot familjare të samiteve siç ndodhi në Mal të Zi në samitin rajonal me zëvendëspresidentin e SHBA, Pence apo spotet tallëse ndaj tij nga rrjetet televizive me të medha të botës si BBC, Edi Rama vazhdon të sillet në këto samite si karagjoz i rrjedhur dhe pakorrigjueshëm.
Kështu ai, si një hokatar i dalë boje, në samitin e fundit të Europës Juglindore në momentin kur kancelari Scholz i jep dorën kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Rama ndërhyn dhe sikur të ishte Tak Ngjela i paraqet Kancelarit kryeministrin Kovaçevski duke shtuar: nga Bullgaria Perëndimore. Kjo deklaratë pa mend e një njeriu që është bërë gaz i takimeve ndërkombëtare ka krijuar përplasje serioze në Shkup midis qeverisë dhe opozitës dhe u bë një lajm negativ për samitin e udheheqësve të vendeve të Europës Juglindore që u mbajt në Selanik.
Duke dënuar këtë sjellje të denjë për tipa karagjoz e të lajthitur, garantoj shqiptarët se Partia Demokratike do t'i rikthejë përfaqësimit të tyre dinjitetin e munguar këto vite që ata meritojnë. sb