Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar pas arrestimit në Itali të ish-kreut të Bashkisë së Vorës, rilindasit Agim Kajmaku. Në postimin e tij në Facebook, ai lëshon akuza ndaj ish-kryeprokurores Arta Marku, e cila 'kërkoi uljen e masës së sigurisë të Agim Kajmak kokainës në mënyrë që ai të dilte nga burgu sepse nuk përbënte rrezik'.
POSTIMI I PLOTE
E mbani mend Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme që prodhoi Reforma në Drejtësi?
Zonja “Nuk e Di” ose ndryshe Arta Marku ishte njëkohësisht prokurorja që kërkoi uljen e masës së sigurisë të Agim Kajmak kokainës në mënyrë që ai të dilte nga burgu sepse nuk përbënte rrezik sipas Arta Markut.
Ndërkohë që qytetarët, të cilët protestojnë për shtëpitë e tyre, për liri dhe demokraci kërkojnë arrest me burg sepse ata kërcënojnë pushtetin e kokainës ku drejton Rama me Kajmakët e tij