Vuçiç falenderon të rënët serb në Koshare: Nuk lejuat terroristët shqiptarë të hynin në ish-Jugosllavi

E mërkurë, 15 June 2022 08:55

 

Miku i Edi Ramës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vendosi një kurorë me lule në të ashtuquajturin 'Monumenti i Heronjve të Koshares' që shënon përvjetorin e përfundimit të betejës mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë së Sllobodan Millosheviç.

Pas vendosjes së kurorës, Vuçiç ka biseduar me veteranët e Betejës së Koshares, të cilët kanë vendosur kurorë pranë monumentin, duke i falenderuar për gjithçka që kanë bërë për atdheun.

 

"Nëse nuk kemi bërë asgjë tjetër, të paktën sot mund të flasim për ata që kanë vdekur dhe rolin tuaj", tha Vuçiç me veteranët.

 

 

Ai shtoi: "Faleminderit shumë për nderin që i keni dhënë Serbisë dhe ne së bashku duhet të përpiqemi të mos e harrojmë atë. Lavdi heronjve tanë të rënë. Ju uroj gjithë të mirat dhe tani po shkoj në Bruksel", tha Vuçiç.

 

Media serbe B92 shkruan se "22 vjet më parë përfundoi beteja e Koshares, gjatë së cilës, pjesëtarët e ushtrisë së RF të Jugosllavisë, mbrojtën kufirin shtetëror për 67 ditë dhe penguan pushtimin tokësor të UÇK-së terroriste nga Shqipëria në territorin e Serbisë". "Në piedestal janë gdhendur emrat e 108 ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve, rezervistëve dhe vullnetarëve që vdiqën në vitin 1999 në Koshare".

Në fakt, ata që media serbe dhe Vuçiç i quajnë terroristë, ishin luftëtarët e lirisë së Kosovës.

Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës që rrëmbeu armët dhe luftoi një mpër një me çetnikët serb, deri në çlirimin e Kosovës nga pushtuesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...