Berisha: Pse Rama përjashtoi nga udhëtimi në Ukrainë Peleshin e Mbrojtjes dhe Xhaçkën e të Jashtmes!

E mërkurë, 15 June 2022 12:45

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi sërish për vizitën e Edi Ramës në Kiev, duke shkruar se Rama përjashtoi nga kjo vizitë ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Rama shkoi në Ukrainë i shoqëruar vetëm nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit.

Nga udhëtimi u përjashtuan ministri i Mbrojtjes Peleshi dhe e Jashtmja Xhaçka. Udhëtimi i këtyre të fundit u refuzua nga vetë Rama. Kjo, sepse ai e dinte se në bisedime Presidenti Zelenski do t’i ngrinte Ramës çështjen e qëndrimit të tij të dyfishtë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

 

 

Dihet se Shqipëria nga njëra anë ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe ka zbatuar sanksionet ndaj Rusisë, por nga ana tjetër, Edi Rama pranon turistët rusë vrasës, përdhunues dhe pengmarrës në luftën në Ukrainë, të cilët vijnë nga Beogradi në Shqipëri për pushime dhe energji të reja për t’u kthyer më pas në front dhe vazhduar gjenocidin e krimet kundër njerëzimit, kundër qytetarëve të Ukrainës.

 

Përveç kësaj, Rama, në shkelje të sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze të anijeve ruse në portet tona. Këto bisedime nuk mund t’i dëgjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer në Shqipëri, gojët e tyre që nuk mbyllen kurrë, do të zbardhnin çdo gjë.

Duke përfunduar, dënoj me ashpërsinë më të madhe politiken dy-fytyrëshe të Edi Ramës ndaj Ukrainës dhe kërkoj që kjo politikë të marrë fund menjëherë,” shkruan Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...