Berisha në Forumin Global në Baku: Paraqita qëndrimet e PD për situatën

E Enjte, 16 June 2022 11:04

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, është i pranishëm në Forumin Global në Baku të Azerbajxhanit. Në një postim, Berisha thotë se ky forum është një mundësi e veçantë për të paraqitur qëndrimet e PD-së për situatën në vend, rajon dhe Europë.

POSTIMI I PLOTE

 

Pjesëmarrje në Forumin Global të IX në Baku, Azerbajxhan

Të dashur miq, ju përshëndes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global të IX për të marrë pjesë në punimet e këtij Forumi, i cili këtë vit ka si axhendë: ‘Sfidat e rendit botëror’.

 

Forumi organizohet nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”. Në punimet e Forumit marrin pjesë dhjetëra presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm dhe qindra personalitete politike nga Evropa dhe të gjithë kontinentet e tjerë.

Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev.

Ky forum është një mundësi e veçantë për t’u paraqitur miqve të mi, personaliteteve të pranishëm, publikut, dhe medieve, qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, në rajon dhe në Evropë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...