Veprimtari i njohur shqiptar në SHBA hap ekspozitë, Berisha: Personalitet i suksesit

E Enjte, 16 June 2022 20:26

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i ftuar në hapjen e ekspozitës në akuarel nga aktivisti shqiptar, që jeton e punon në Amerikë, Sergio Bitiçi.

‘Miq, këto ditë në mjediset e "Piano Bar Piaca" piktori i mirënjohur shqiptaro-amerikan dhe veprimtari i shquar i çështjes shqiptare, Sergio Bitiçi, ekspozoi disa nga krijimet e tij më të bukura në akuarel’, shkruan një postimin e tij në Facebook, kreu i PD-së, Sali Berisha.

‘Një ekspozitë e veçantë në akuarel!

Miq, këto ditë në mjediset e "Piano Bar Piaca" piktori i mirënjohur shqiptaro-amerikan dhe veprimtari i shquar i çështjes shqiptare, Sergio Bitiçi, ekspozoi disa nga krijimet e tij më të bukura në akuarel.

Sergio Bitiçi është një personalitet i suksesit. Ai i ka kushtuar jetën e tij biznesit të suksesshëm në New York, çështjes shqiptare, lirisë së Kosovës dhe demokracisë në Shqipëri, për të cilat, ai dhe vëllezërit e tij kanë dhënë ndihmesë të çmuar.

Por një fushe tjetër suksesi në të cilen Serxhio Bitiçi ka treguar talent të veçantë dhe të admirueshëm, është piktura në akuarel në të cilën ai ka bashkëpunuar me piktorë të mëdhenj të kohës. Ekspozitën e tij e kuroi piktori ynë i mirënjohur, Buron Kaceli dhe morën pjesë piktorë të mirënjohur, shkrimtarë, gazetarë e miq të autorit.

Me këtë rast le t'i urojmë ne sëbashku Serxhio Bitiçit, suksese edhe më të mëdha’, shkruan në postimi ne tij në Facebook, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...