Forumi Global/ Meta: Popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë

Diel, 19 June 2022 12:50

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu adresua sesionit përmbyllës të Forumit IX Global të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” në Baku të Azerbajxhanit, me temë “Sfidat ndaj rendit botëror”.

Duke iu drejtuar shumë personaliteteve të pranishëm, Meta u shpreh se bota ka nevojë urgjente për paqe dhe siguri, por kjo kërkon një udhëheqje të përgjegjshme dhe të mençur.

 

 

Ai theksoi se lufta në Ukrainë ka shkaktuar situatën më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme që nga Lufta e Dytë Botërore dhe kjo ka ndikuar rëndë sigurinë në shkallë globale.

“Puna për çështjet e sigurisë, duke përfshirë sigurinë e shëndetit, ushqimit ose energjisë, duhet të jetë fokusi ynë për të ardhmen dhe se si mund të ecim përpara”, u shpreh Meta.

 

Ai theksoi në fjalën e tij se rritja e çmimeve të ushqimeve sjell një kërcënim real në rritjen e varfërisë, që mund të sjellë zi buke, veçanërisht në disa zona të botës, si Afrika, dhe që mund të përshkallëzohet në një krizë të vërtetë humanitare, politike dhe migrim masiv në botë.

“Koha po na mbaron!”, tha Presidenti Meta duke shtuar: “Mësimi i nxjerrë është se popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë”.

"Le të bashkojmë përpjekjet tona në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar duke demonstruar vullnet të mirë, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për t'i bërë vendet tona dhe botën më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...