‘Zbërthehet’ Kajmaku, mund të marrë me vete edhe të tjerë

Diel, 19 June 2022 18:48

 

Agim Kajmaku mund të marrë me vete edhe ish-kolegë të tij apo bashkëpunëtorë në trafikun e drogës. Mediat italiane shkruajnë se 3 agjenci po kryejnë hetime pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës. Nga ana tjetër, autoritetet kanë zbuluar një llogari bankare në emër të bashkëshortes së Kajmakut, me një shumë prej 2 milion dollarësh

“Në shënjestër janë edhe politikanë dhe figura të shquara të Partisë Socialiste shqiptare”.

Kështu e nisin mediat italiane lajmin me detaje nga hetimet për Agim Kajmakun, ish-kryebashkiakun e Vorës që ra në pranga disa javë më parë pasi iu kapën 20 kg kokainë.

Interpol, Policia italiane dhe Policia e Shtetit po hetojnë një trafik të gjerë droge, në veçanti ish- kryebashkiakun, i cili u arrestua tre javë më parë në Grottammare, së bashku me nipin Edmond Kajmaku, me 20 kilogramë kokainë.

Il Resto del Carlino shkruan se nuk përjashtohet mundësia që edhe të tjerë politikanë shqiptarë mund të bien në rrjetën e hetimeve. Ndërkohë, autoritetet shqiptare dhe italiane zbuluan edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes së Agim Kajmakut me dy milionë dollarë, burimi i të cilave ende është i panjohur pavarësisht dyshimeve për lëvizjen e qindra kilogramë drogë përmes kompanisë së luleve.

Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së eksponentëve të tjerë të politikës në këtë trafik, hetuesit verifikuan gjithashtu se, pesë ditë para sekuestrimit të kokainës, Agim Kajmaku kishte udhëtuar me avion nga Tirana në Ankona. Më pas ai shkoi në Monterubbiano dhe së bashku me nipin e tij qarkulluan me anë të një makinë të marrë me qira.

Mediat e vendit fqinj i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë edhe 34-vjeçari Edmond Kajmaku, nipit të ish-kryebashkiakut. Ato shkruajnë se para arrestimit, jetonte prej kohësh në Monterubbiano dhe më parë kishte qenë drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve.

Plani i aktivitetit kriminal ishte i mirëorganizuar, që niste në një fshat të izoluar pranë portit të Ankonës dhe Barit, të gjitha me koordinimin e nipit të Kajmakut. Mirëpo, diçka nuk shkoi dhe, pas zbulimit të bërë nga karabinierët brenda vazove me bimë të blera nga kompania e luleve, aksioner i së cilës ish-kryebashkiaku dhe tashmë në pronësi të gruas së tij, nisi një hetim shumë më i gjerë ndërkombëtar. Hetimet italo-shqiptare ditët e fundit kanë çuar në kontrollin e imtësishëm të një kamioni të kompanisë së luleve në portin e Durrësit dhe kanë zbuluar vendet e fshehta që dyshohet se shërbenin për transportimin e drogës, por nuk është arritur të gjendet lëndë narkotike.

Kjo ka ngritur dyshimet se 20 kg kokainë të sekuestruar nuk janë asgjë në krahasim me dërgesa të tjera të bëra më parë

Modifikuar më Hënë, 20 June 2022 09:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...