Banda e Agim Kajmakut/ Në rrjetë edhe politikanë të tjerë të lartë të PS-së?

Hënë, 20 June 2022 09:33

 

Gazeta e njohur italiane, Il Resto del Carlino ka publikuar një shkrim investigativ me të dhëna tronditëse për Agim Kajmakun, ish-kryebashkiakun e Edi Ramës.

Sipas saj, Kajmaku u kap me nipin e tij me 20 kilogramë kokainë.Por pas tij mendohet se fshihet një rrjet më i gjerë kokainë, që trafikonte qindra kg drogë. Gazeta shkruan se pjesë e këtij hetimi mund të jenë edhe politikanë të tjerë të PS-së së Edi Ramës. Një hetim i gjerë ndërkombëtar ka nisur për këtë qëllim.

Por gazeta që në fillim thekson se në shënjestër janë edhe të tjerë politikanë të lartë të Partisë Socialiste shqiptare.

“Selia kryesore e shpërndarjes ishte në Monterubbiano. Në shënjestër janë edhe politikanë dhe figura të shquara të Partisë Socialiste shqiptare,” shkruan gazeta.

 

“Mund të tingëllojë si një titull filmi, por është një realitet i pastër. Interpoli, karabinierët dhe policia shqiptare po hetojnë një trafik të gjerë droge, ku disa politikanë shqiptarë, dhe në veçanti ish-kandidati për kryebashkiak i kryeministrit Edi Rama, i cili u arrestua tre javë më parë në Grottammare, së bashku me nipin, me 20 kg kokainë”.

“Në pranga kanë përfunduar Edmond Kajmaku, 34 vjeç, banues në Monterubbiano dhe daja i tij, Agim Kajmaku, ish-kryetar i Bashkisë së Vorës dhe eksponent i njohur politik shqiptar i Partisë Socialiste. Të dy aktualisht akuzohen vetëm për trafik droge. Tani për tani, sepse situata e tyre, edhe aktualisht mjaft e kompromentuar, mund të përkeqësohet më tej nëse hipotezat e hetuesve do rezultojnë të sakta,” vijon gazeta.

Pesë ditë para arrestimit me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij, politikani shqiptar kishte udhëtuar i qetë me avion nga Tirana në Ancona, shkruan gazeta. Në një llogari bankare në emër të bashkëshortes së tij janë gjetur 2 milionë dollarë. Gazeta thekson se edhe nipi i Kajmakut ka qenë zyrtar i PS, pasi ka qenë drejtues i Ujësjellësit.

“Një plan pothuajse perfekt: për të menaxhuar tregun e gjerë të kokainës nga një fshat i izoluar pranë portit të Ankonës dhe Barit, të gjitha me koordinimin e nipit të padyshuar të politikanit shqiptar, tashmë i arrestuar në Itali. Mirëpo diçka nuk shkoi dhe pas zbulimit të bërë nga karabinierët brenda vazove me bimë të blera nga kompania e luleve, aksioner i së cilës ishte kryebashkiaku, tashmë në pronësi të gruas së tij, nisi një hetim shumë më i gjerë ndërkombëtar”.

Sipas saj, pjesë e këtij hetimi ishte kontrolli i imtësishëm në portin e Durrësit të një kamioni të kompanisë së luleve.

“Aty u zbuluan vendet e fshehta në mjet, por pa u konstatuar megjithatë lënda narkotike. Në këtë mënyrë ka dalë në dritë mënyra se si dyshohet se lëviznin qindra kilogramë drogë. Policia shqiptare gjeti edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes së politikanit me dy milionë dollarë, prejardhja e së cilës po shqyrtohet. Zhvillimet e hetimeve kanë shkaktuar reagimin e opozitës në Shqipëri dhe ditët e fundit një polemikë e ashpër ka përfshirë të gjithë vendin”.

“Hetuesit verifikuan gjithashtu se, pesë ditë para sekuestrimit të sasisë së madhe të kokainës, politikani i njohur shqiptar kishte udhëtuar me avion nga Tirana për në Ankona. Më pas ai shkoi në Monterubbiano dhe së bashku me nipin e tij u zhvendos me një makinë me qira”.

“34-vjeçari Edmond Kajmaku, nga ana tjetër, para se të arrestohej, jetonte në Monterubbiano dhe më parë kishte qenë drejtor i UKT-së, ujësjellësit shqiptar. Pra, dy të padyshuar, një politikan dhe një ish-ekzekutiv i rëndësishëm. Megjithatë, të dy kanë lëvizur kilogramë e kilogramë me kokainë me gjoja mbështetjen e krimit të organizuar shqiptar. Të gjitha në oazin e qetë dhe të lumtur të Fermanos”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...