“Salillari” do të mirëmbajë sërish rrugën e Borshit, Berberi i jep 14 mln euro

Tuesday, 21 June 2022 19:50

 

Skandali i shembjes së rrugës në Borsh, në të cilën u përfshi direkt firma “Salillari”, nuk e ka penguar kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, që t’i japë sërish kësaj firme të njëjtën rrugë për ta mirëmbajtur.

Nëse në atë kohë shembja u lidh direkt me emrin e firmës që e mirëmbante, në këtë kohë skandali thellohet pasi autoritetet të cilat duhet të merrnin masa për “ndëshkimin” e fajtorëve ia japin sërish tenderin e mirëmbajtjes firmës “Salillari”.

Redaksia e Boldnews.al ka siguruar dokumentet e kontratës D për mirëmbajtjen e rrugëve, ku në këtë procedurë tenderuese ka marrë pjesë vetëm firma “Salillari”, e cila ka fituar me 99.9 % të fondit të akorduar. Pra, e njëjta firmë, e cila duhet të mirëmbante atë segment, por që shteti shqiptar pagoi një shumë prej 1.6 milionë euro për t’a riparuar, fiton sërish mirëmbajtjen.

Por, kush i pagoi kostot e rindërtimit?! Natyrisht, me taksat e shqiptarëve, të cilët panë sesi iu “grabitën” miliona euro. Për më tepër, asnjë person, qoftë shtetëror apo privat, nuk mban përgjegjësi
Tenderi pa garë i Berberit/ GECI fiton 8.5 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve

Faksimile: Njoftimi i fituesit për kontratën D, të mirëmbajtjes së rrugëve, e cila është fituar nga firma “Salillari”
Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar kontratën D të mirëmbajtjes së rrugëve. Dokumenti i mësipërm është shpallja e fituesit e këtij tenderi, e cila ka pasur si objekt “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”.

Fondi i kësaj kontrate ka qenë 1.411.691.646 lekë, ndërsa ARRSH thotë se në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm firma “Salillari”, e cila ka ofruar 1.411.597.878 lekë, ose 99.9 të fondit limit. Firma e oligarkut të ndërtimit ka lënë rrugës vetëm disa qindarka, ndërsa ka dyshime të mëdha se mes firmave fituese të këtyre tenderëve dhe ARRSH-së ka pasur një “pakt” se në këto procedura do të merrte pjesë vetëm një ofertues.

Boldnews.al ka raportuar në vijimësi për këto kontrata, ku firma “Alko Impex” e familjes së ish deputetit Sadri Abazi fitoi e vetme kontratën B me objekt “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor”, ku vlera e kësaj kontrate ishte rreth 14 milionë euro.

Ndërkohë, kontratën C, me objekt “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Juglindor, me vlerë sërish 14 milionë euro, e fitoi firma “2 T”, e vëllait të komandantit të Gardës së Republikës. Kontratën A e fitoi firma “Geci”, me pronar z. Ramë Geci, ku vlera ishte mbi 8.5 milionë euro. Fituesit të të katërtave kanë “garuar” me veten, duke i marrë shtetit edhe qindarkat. Pra, s’ka pasur garë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...