Qoka e radhës e kryetarit të sektit për Vuçiç-in!

Tuesday, 21 June 2022 22:27

 

Nga Bujar Leskaj - 21/06/2022

Kryetari i sektit gllabërues në pushtet, sot u dëshmoi edhe me vepra shqiptarëve, atë që gjithmonë Partia Demokratike, pjesë të shëndosha të shtypit shqiptar dhe shoqëria civile në Shqipëri, Kosovës, Maqedoninë e Veriut e diasporës ka denoncuar:

Faktin që Open Balkan, nuk është një aleancë ekonomike, por një aleancë politike pushtetarësh autokratë, të vënë në shërbim të interesave të Rusisë.

Kryetari i sektit Rama nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Europian në datat 23-24 në Bruksel, gjë që e paralajmëroi që dje Vuçiç.

 

Por me çfarë të drejte?

Me çfarë të drejte lideri ynë global luan me të ardhmen europiane të Shqipërisë e shqiptarëve?

Cilët janë partnerët strategjikë të Shqipërisë me të cilët kryetari i sektit në pushtet u konsultua për këtë vendim: Beogradi dhe Shkupi, (Moska), apo SHBA e BE?

Përse duhet të paralajmëronte Vuçiç që dje refuzimin e Shqipërisë? Pse del kreu i sektit në pushtet si zëdhënës i “Open Balkan” të shpallë vendimin? Çfarë do bëjmë pasi refuzuam Brukselin?

Me cilin vendos ti nëse ne shqiptarët duhet të paraqitemi në Evropë? Cili vendos për fatet tona? Vuçiç? Putin? Ti?

Por ti nuk je zoti i shqiptarëve! Ti je fatkeqësia e Shqipërisë, je ai që tjetërsoi të ardhmen e shqiptarëve me votat e grabitura, të blera, me vullnetin e shantazhuar të shqiptarëve. Dhe masakra jote zgjedhore është vërtetuar katërcipërisht tashmë!

Ti je kryetari i një sekti që qeveris me një korrupsion të skajshëm; që veç propagandë e fasadë ke dhe asnjë përpjekje për të përmirësuar jetën e qindra mijëra shqiptarëve të ndershëm, të cilët politikat e tua i varfërojnë përditë e më shumë; të cilët qëndrojnë të frikësuar e të pafuqishëm përballë narkoshtetit tënd arrogant e arbitrar.

Por ti dhe të ngjashmit e tu nuk e doni Evropën dhe nuk e doni Shqipërinë në Evropë.

Jashtë BE ti dhe sekti yt mbijetoni e mbretëroni!

Ti po del mbi dëshirat dhe perspektivën e popullit tënd.

Duke dënuar me forcë këtë qëndrim antikombëtar e antishqiptar të gjithë shqiptarët e përgjegjshëm duhet të mbrojnë perspektivën e tyre europiane e jo ëndrrën surreliane të liderit global

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...