Berisha: Rama refuzoi samitin historik të BE, po rreshtohet me agresorin rus

E mërkurë, 22 June 2022 11:50

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në tryezën “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën evropiane”, se Edi Rama po refuzon një samit historik të Bashkimit Europian, duke u rreshtuar me aleancën pro-ruse.

“Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk ka qenë më larg duarve tona se këtë radhë. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk është përcaktuar në Beograd si tani. Aleanca trelaterale është pro-ruse dhe anti-BE.

 

Edi Rama deklaroi se do ndryshojë drejtimin dhe dje ai shpalli ndryshimin e drejtimit. Ai mes Brukselit dhe Beogradit, zgjodhi Beogradin. Ai zgjodhi Ballkanin ruso-serb. Sikur këtu të mos ishte një popull, që ka aspiratat më të larta për integrimin evropian”.

 

 

“Samiti që mblidhet në Bruksel është historik sepse aty i ofrohet një vendi në luftë, që po lufton për Europën dhe lirinë, statusi kandidat. Dhe sfidohet hapur agresori rus.

 

Ky moment historik do ishte një nderim i madh për shqiptarët të ishin të përfaqësuar në këtë akt. Bojkoti i këtij akti është haptas përçmim ndaj tij. Është hapur dizaprovim ndaj këtij akti. Është haptas rreshtim në krahun tjetër.

Vuçiç mund të mos shkonte, sepse ai nuk zbaton sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Po Edi Rama? Nuk shkon vetëm pse nuk shkon Vuçiç. Vasal i hapur i tij. Preteksti se vetoja bullgare ka bllokuar, por me veton bullgare u morën më të mëdhenjtë e Europës. Ata dhanë një zgjidhje, e cila mund të mos jetë ideale, por është e sigurt samitin tjetër.

BE i ka dhënë Shqipërisë ndihmën më të madhe financiare që vendi ka njohur në gjithë ekzistencën e tij. Po të kthehemi vetëm në vitet 1991-1992 se ku ishim ne. Ne shpëtuam nga katastrofa njerëzore vetëm në saj të bujarisë së këtyre vendeve dhe BE-së. Dhe tani u përplas derën. Ti je skllav që e bën këtë. Dhe e bën në kundërshtim flagrant me vullnetin e mbarë shqiptarëve,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...