PD protestë kombëtare në 7 korrik! Berisha: Betejë e jashtëzakonshme

E Enjte, 23 June 2022 08:16

 

Kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se në datën 7 korrik, në Tiranë, do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës.

Gjatë tryezës me Shoqërinë Civile, shefi i opozitës deklaroi se protestat kundër qeverisë do të nisin në 7 korrik dhe nuk do të ndalen më.

 

Berisha tha se shqiptarët nuk do të pajtohen me shndërrimin e Tiranës në Beograd i vogël.

 

 

Ballkani i Hapur, tha Berisha, ka për qëllim të shkatërrojë prodhimet vendase dhe godasë fermerin shqiptar.

 

“Data 7 korrik është menduar nga Partia Demokratike të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Të bëjmë gjithçka për të nisur betejën tonë, kjo është betejë e rëndësishme, por kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin. Të ngrihemi në këtë protestë të fuqishme. Nuk mund të nënshtrohemi. Nuk mundet kush ta shndërrojë Tiranën në Beogradin e vogël. Tirana është kryeqyteti i kombit. Nuk mundet të shkatërrojmë Myzeqenë, Korçën, nën Shkodrën, fushat e Elbasanit, Kavajës, Korçë e kudo me Ballkanin e Hapur. Në një kohë kur Serbia subvencionon 80 herë më shumë se Shqipëria hektarin e tokës, pa llogaritur shpenzimet e mëdha që janë bërë në sistemimin miliarda dollarë gjatë ish-Jugosllavisë. Tani thotë të hapim doganat, të presin ato që kanë mbjellë, të presin edhe lopët e racës e të shkojnë të punojnë në Shumadi apo në Banatë.

Ta vazhdojmë si një front këtë betejë dhe ta zgjerojmë. Do të bëjmë takime me partitë e tjera opozitare. Qytetarët duhet ta dinë se ne jemi të vendosur të mbrojmë interesat e tyre, të mbrojmë interesat e vendit tonë. Vetëm një shoqëri atdhetare, vetëm njëe shtet minimalisht patriotik mund të zhvillojë vendin, ndryshe vendi nuk zhvillohet, por shkatërrohet. Parimet konservatore janë faktuar parimet e lirisë dhe u japin përgjigjen më të shkëlqyer problemeve të këtij vendi sot", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...