Berisha: Skllavi i Vuçiçit nuk pranon të trajtojë gjenocidin serb në Kosovë

E Enjte, 23 June 2022 12:46

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ngriti sërish në Kuvend çështjen e skandalit me rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosoovë, e cila po mbahet peng nga mazhoranca.

“Skllavi i Vuçiçit nuk pranon të trajtojë gjenocidin serb në Kosovë.

Nuk keni absolutisht asnjë tagër përveç mosluajalitetit të plotë të këtij parlamenti të silleni në këtë mënyrë. Ju po shkruani rregulloren e Kuvendit, ju kryeni krim sepse po shkelni ligjin e parlamentit.

Aty përcaktohet qartë se cili është qëndrimi që mbahet ndaj rezolutave. Brenda tre ditëve nga data e depozitimit, ajo shqyrtohet nga Kuvendi. Rezoluta për krimet serbe në Kosovë ka tre javë që pret të shqyrtohet.

 

Parlamenti nuk është dyqani yt, ti nuk ke as konceptet më elementare. Ligji i parlamentit parashikon që kryesia e parlamentit ta sjellë në sallën e parlamentit çështjen, jo në komisione.

Ju po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive, në mënyrën më të padenjë. Po e trajtoni sipas urdhrave që merrni nga Edi Rama. Ju po rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament. Nuk ka kush të drejtë të shkelë të drejtat e deputetëve në Kuvend.

Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb në Kosovë?

Kjo është antikushtetuese dhe antiligjore,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...