Tritan Shehu:Shkelet perseri regullorja duke bllokuar Rezoluten per genocidin serb ne Kosove.

E Enjte, 23 June 2022 18:39

Kuvendi sot:
Shkelet perseri regullorja duke bllokuar Rezoluten per genocidin serb ne Kosove ne disa pika:
1- Eshte shkeluar afati 3 ditor per tu diskutuar ne Konferencen e Kryetareve prej momentit te depozitimit te kerkeses, sot kane kaluar tre jave.
2-Konferenca e Kryetareve nuk vepron ne fshehtesi. Ajo eshte e detyruar te publikoje rendin e dites me pare dhe me pas ceshtjet qe u diskutuan, gje qe nuk egziston.
3-Eshte detyrim te thiren dhe firmetaret e kerkeses ne Koferencen qe do te diskutonte Rezoluten, gje qe nuk eshte kryer.
4-Konferenca e Kryetareve nuk mund ta dergoje ate kerkese ne Komisionin e Jashtem, por vetem direkt ne seancen plenare, pa mirekuptimin e autoreve. Vetem autoret e kane kete te drejte e askush tjeter!
Pra qartesisht deri tashti kemi vetem shkelje te Rregullores per te mos lejuar kalimin ne seance plenare te kerkeses per Mocion me debat te finalizuar me Rezolute, per te njohur e denuar genocidin serb ne Kosove, kerkuar nga nje grup deputetesh.
Pa asnje dyshim kjo, ne turpin e ketij Kuvendi, realizohet vetem nga presionet e Vucicit dhe pasojat e “Ballkanit te hapur”!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...