Berisha i kërkon falje Bullgarisë për sulmet e Ramës: Skandal! Ky nuk është qëndrimi i shqiptarëve

Premte, 24 June 2022 11:50

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, i kërkoi ndjesë Bullgarisë për sulmet dhe fyerjet skandaloze të kryeministrit Edi Rama.

“Do e quaja një skandal shumë të rëndë sulmin ndaj një vendi mik, Bullgarisë. Dua t’u them shqiptarëve që në mënyrë absolute në 32 vitet e fundit, ky vend ka të regjistruar në marrëdhëniet bilaterale me qindra e qindra akte dhe vendime miqësore me shqiptarët.

Turpi të mbulojë Edi Ramën, që i jep një vendi mik në publik, turpin si një ordiner. Bullgaria është një vend mik dhe çdo kryeministër dhe president i këtij vendi ka gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria u bashkua me NATO në betejën kundër Serbisë në Kosovë. Ajo ka qenë një avokate e Shqipërisë për aq sa ka pasur zërin e saj.

Tani del ky vasal i Vuçiçit dhe i jep turpin këtij vendi. Në emër të opozitës shqiptare u kërkoj ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë së tij. I garantoj se nuk është ky vendimi i shqiptarëve, por është vendimi i një aventurieri, një njeriu që nuk njeh asnjë parim. Që nuk di se çfarë është miqësia mes vendeve.

 

Bullgaria është një vend sllav, por të mos harrojmë se kemi pasur një degë të rilindjes atje, shumë të fuqishme. Nuk mund të ketë kurrë një arsye që kryeministri i vendit, t’u tregojë turpin bullgarëve, përveçse një njeri që turpëron çdo shqiptar me qëndrimet e tij,” tha Berisha.

"Dënoj fyerjen që ai i bëri Bullgarisë. Bullgaria është një mik i çmuar dhe ka dëshmuar veten që nga përmbysja e Shirkov deri më sot. Po kaq ai ka fyer edhe vendet e BE që i ka konsideruar si të marra peng nga Bullgaria. Në fund të fundit po ta zhveshë nuk del gjë tjetër veçse një Spartak Ngjelë më i rrjedhur se ai”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...