Mediat bullgare: Berisha tregoi dinjitet, i kërkoi falje Bullgarisë në vend të Ramës

Saturday, 25 June 2022 08:31

 

Me dhjetëra media kryesore në Bullgari raportojnë sot se Ministria e Jashtme bëri një reagim të ashpër ndaj gjuhës fyese të Edi Ramës ndaj këtij vendi.

Mediat shkruajnë se Edi Rama sërish nuk u ndal, duke deklaruar se do të vazhdojë me gjuhën e tij. Madje një portal shkruan se Rama ishte kërcënues me qëndrimet e tij.

Por janë të shumta mediat bullgare që shkruajnë se kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, u kërkoi falje bullgarëve.

“Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi falje popullit bullgar për fjalimet e Edi Ramës,” shkruan portali News.bg.

Kurse TrafficNews thekson: “Sali Berisha, njeriu që udhëhoqi ndryshimet demokratike dhe e nxori Shqipërinë nga errësira e të kaluarës komuniste, ka treguar dinjitet. Demokrati i vjetër i kërkoi falje Bullgarisë në emër të partisë së tij”.

Portali OffNews shkruan: “Kryetari i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha dënoi sot gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama kundër Bullgarisë. Sipas Berishës, Rama ka fyer edhe vendet e BE-së, duke i quajtur ato pengje të Bullgarisë”.

Agjencia e madhe bullgare 24Chasa shkruan se Berisha deklaroi se “komentet e Edi Ramës tregojnë se axhenda e tij nuk është BE dhe integrimi dhe se Edi Rama nuk do Ballkanin e Berlinit, por Ballkanin e Putinit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...