Protesta e 7 korrikut/ Berisha: Lëvizja jonë nuk do të ndalet gjer në fitore. Rezultati do të jetë shumë i shpejtë

Tuesday, 28 June 2022 21:05

 

Pikënisja është 7 korriku, lëvizja për largimin e Edi Ramës nga pushteti nuk do të ndalet!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë tryezës së dytë me Shoqërinë Civile dhe grupet e interesit, u shpreh se lëvizja për mbrojtjen e Teatrit do të jetë frymëzuese.

Ndërsa shtoi se po të mos binte Teatri Kombëtar, do të rrëzohej Edi Rama dhe Shqipëria nuk do të ishte këtu ku ndodhet sot.

 

Por lideri demokrat u shpreh i bindur se asgjë nuk do t'i pengojë qytetarët drejt arritjes së fitores në përballje me pushtetin.

 

"Nëse Teatri nuk do të binte, do binte Edi Rama dhe sot nuk do të ishim këtu në këto tërësi kauzash të rënduara. Lëvizja jonë nuk ndalet gjer në fitore. E kemi modelin, të bashkuar në një lëvizje gjer në realizimin e plotë të qëllimeve tona. Dhe të jeni të sigurt që në këtë bashkim nuk do të na nevojitet koha e zgjatur por rezultati do të jetë shumë më i shpejtë. Vetëm një gjë, ne duhet të jemi të përgatitur për një lëvizje të qëndrueshme, të zgjatur. A ka mundësi pastaj t’u jepet përgjigje kauzave? Absolutisht ka mundësi të plotë. Ju ftoj të përgatitemi për modelin frymëzues që ndoqi lëvizja qytetare për Teatrin. Ju siguroj se asgjë nuk do mund të pengojë fitoren tonë. E shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, të bashkohen në këto kauza. Prapa tyre qëndrojnë padrejtësi të jashtëzakonshme, qëndrojnë hajni të përmasave të mëdha. E dëgjuat minatorin, tha, e çmontuan uzinën. E dini pse u çmontua? Sepse vodhën 600 mln euro kredi dhe tani duhej zhdukur hipoteka e kredisë. Nuk e kanë bërë të huajt, e bëri krejtësisht qeveria. E bëri dora e zezë e qeverisë. Me përfaqësues Engjëll Agaçin dhe të tjerë. Pasi morën 600 mln kredia, thanë ta zhdukim, nuk ekziston më. Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë", ftoi Berisha, qytetarët në protestën e 7 korrikut përpara Kryeministrisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...