Mesazhi i PD që fton shqiptarët në protestë: 'Shqipëria në rrezik. Mos thuaj ç’më duhet mua!'

E mërkurë, 29 June 2022 11:48

 

Ashtu siç e deklaroi dje, kryetari i PD-së Sali Berisha, protestën e opozitës më 7 korrik në Tiranë e drejton Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.

Në dokumentin që iu është shpërndarë strukturave të PD-së që po merren me organizimin e saj, përcaktohet Fronti si një bashkim më i madh përtej demokratëve dhe mesazhi e synimi për të cilin qytetarët nga i gjithë vendi pa dallim janë thirrur për t’u bashkuar kundër kësaj qeverie.
“Shqipëria në rrezik. Mos thuaj ç’më duhet mua?” thuhet në sloganin, që synon më së shumti të zgjojë vetëdijen e qytetarëve dhe besimin tek protesta dhe tek fuqia e bashkimit.

 

 

Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku shpjegoi mënyrën e organizimit të protestës, tha ndër të tjera:

 

‘Ka një klimë shumë pozitive te qytetarët për protestën. Shoqëria e vërtetë civile është e tëra në këmbë për të dhënë kontributin e saj në organizimin e kësaj proteste. Faktikisht protestën e drejton tashmë Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.

Kam shumë besim se partitë politike opozitare parlamentare joparlamentare do t’i bashkohen protestës dhe do të zhvillohen të gjitha tratativat me to. Por, të gjithëve ju anëtarë të këshillit Kombëtar, të gjithë drejtuesve u bie detyra të zbresin në çdo bllok, çdo grupseksioni dhe në të gjitha shtrirjen e PD-së për të bërë mobilizimin maksimal për këtë protestë.

Kjo protestë mblidhet thirret në një kohë kur vendi ka tashmë opozitën e vërtetë. Nuk ka më as manipulime, dhe as gjë tjetër. Ka mbrojtje vetëm të interesave të qytetarëve,” theksoi lideri historik i PD-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...