Vrasja e Pjerin Xhuvanit, në përplasjen me armë ishte edhe miku i Dumanit, Gent Sharra

E Enjte, 30 June 2022 15:24

 

Jo vetëm nuk ndërhynë, por efektivët e Policisë përfshirë edhe dy drejtorët e vënë nën ‘arrest shtëpie’, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, shoqëruan 4 persona të parëndësishëm pas përplasjes me armë zjarri në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit, një kopje të së cilës e disponon ‘Panorama’, thuhet se forcat e rendit ishin shumë pranë vendit ku shpërtheu konflikti midis mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe se mos shoqërimi në kohë i Mehmet Grecës, bëri që shpejt në vendin e ngjarjes të vinin mbështetës të tij, përfshirë emra të njohur të botës së krimit, një prej të cilëve i arrestuar nga operacioni ‘Plumbi i Artë’, pas dëshmive të vrasësit-serial Nuredin Dumani.

 

Në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit sqarohet me detaje dinamika e ngjarjes. ‘Mosshoqërimi i shtetasit Mehmet Greca ka lejuar shtetasit që njiheshin me të, të marrin territor dhe të dominojnë atë në prani të forcave të Policisë së Shtetit, duke kryer veprime konkrete konfrontimi verbal më pas fizik me përkrahësit e Partisë Demokratike, duke përfunduar në përdorim armësh dhe si pasojë e mosveprimeve të punonjësve të Policisë, kanë sjellë plagosjen e 4 personave dhe vdekjen e një personi.

 

 

Sipas akteve, rezulton se punonjësit e Policisë të pranishëm në vendngjarje, pa u zhvilluar ajo, kanë perceptuar rrezikun real dhe të mundshëm me ardhjen e disa automjeteve me shpejtësi, zbritjen e menjëhershme dhe të vrullshme të shtetasve, të cilët lëviznin së bashku në automjetet në të cilat më pas u gjetën postera dhe materiale të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, nuk kanë respektuar pikën 11, të nenit 6, të ligjit Nr.108 ‘Për Policinë e Shtetit’, që bën fjalë për masat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke filluar nga forma verbale e bindjes deri tek përdorimi i forcës në mënyrë proporcionale për rivendosjen e rendit.

 

Pra, nga ana e punonjësve të Policisë përfshirë dhe dy zëvendësdrejtorët nuk kanë evituar konfrontimin verbal dhe fizik edhe pse kanë qenë të pranishëm më parë se ardhja e grupit të personave në mbështetje të Mehmet Greces. Sipas akteve hetimore rezulton se, asnjë prej punonjësve të Policisë nuk kanë kryer asnjë veprim në përputhje me detyrimin ligjor të detyrës së tyre funksionale deri në momentin pasi ka mbaruar ngjarja që kanë shoqëruar katër persona, të cilët kishin ndaluar për pamundësi objektive për t’u larguar për shkak të mos njohjes së territorit ku ndodheshin.

Pra, një trupë policore e trajnuar për përdorim arme, për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, jetës dhe shëndetit të shtetasve nuk ka kryer asnjë veprim procedural në momentin që ka marrë dijeni për kryerjen e një vepre penale, punonjësit e policisë të ndodhur në vendngjarje përpara se të zhvillohej një ngjarje si kjo, nuk kanë kryer fillimisht shoqërimin e asnjërit prej personave, nuk kanë vepruar për të evituar konfrontimin verbal, fizik dhe më pas të përdorimit të armëve, dhe pas ngjarjes nga ana e punonjësve të Policisë nuk është bërë e mundur shoqërimi, arrestimi apo dhe evidentimi i personave të pranishëm që u përfshinë në konfrontim, fillimisht verbal e fizik e më pas me armë në këtë vendngjarje.

Po ashtu, moment tjetër i shpërdorimit të detyrës nga trupa e policisë përfshirë dhe dy zëvendës drejtorët, është mosveprimi me shoqërimin e personave të parë në vendngjarje dhe si rrjedhojë e mosveprimit kanë lejuar personat që kanë ardhur në ndihmë të shtetasit Mehmet Greca të dalin nga makina, të debatojnë me personat përkrahës të Partisë Demokratike, të konfrontohen fizikisht e më pas të lejojnë dhe përdorimin e armëve duke sjellë si pasoje vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër personave të tjerë’.

Midis personave që morën pjesën në përplasjen me armë zjarri ishte edhe Gentian Sharra, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’, operacion i ndërmarrë pas dëshmive të Nuredin Dumanit. Emri i tij shfaqet për herë të parë në vitin 2010 si pjesë e grupit që kreu një seri grabitjesh, ku ishte organizator i rrëmbimit të rreth 8.3 kilogramë ar dhe 30 ora.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes janë qëlluar nga disa armë zjarri kryesisht pistoleta, Prokuroria nuk ka arritur të identifikojë se kush i mbante armët, përveç Arbër Paplekajt që e ka dorëzuar vetë atë në polici pas ngjarjes. Të paktën 20 gëzhoja armësh zjarri të markave të ndryshme të pistoletave u sekuestruan në vendin e ngjarjes, por personat që qëlluan arritën të largoheshin nën sytë policëve duke marrë edhe armët me vete dhe duke i zhdukur ato.

Më 24 qershor, Nushi dhe Palla u lanë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa gjashtë punonjës të repartit ‘Shqiponja’ në Elbasan u pezulluan nga detyra me të njëjtat akuza, pasi ‘ekziston rreziku që personat nën hetim të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre duke e shpërdorur atë në mashtrim të institucioneve shtetërore apo të personave të tjerë fizik dhe juridik’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...