Berisha: Bajram Begaj mik i thekur i dy figurave më të zeza në historinë e Shqipërisë

E Enjte, 30 June 2022 22:31

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar Presidentin Bajram Begaj si njeri të socialistëve. Berisha tha se Begaj është një figurë e plotë e PS, madje shumë i dashur, pranë Kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar Taulant Balla.

Pjesë nga intervista në “Opinion”

 

Fevziu: Presidenti nuk është i tyre...

 

 

Berisha: Ka qenë socialist në të gjithë qenien e tij. Ka qenë i emëruar drejtor spitali.

 

Fevziu: Ka qenë emëruar në bazë të profesionit.

Berisha: Pa anësi partiake nuk emërohet drejtori i spitalit.

Figurë e plotë e PS, shumë i dashur biles. Është një figurë shumë e dashur e PS, për fat të keq e njërit prej eksponentëve më të zi të politikës në 30 vite, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Fevziu: Kam përshtypjen që Rama deklaroi se nuk e njeh.

Berisha: Të besosh një gjë të tillë do të thotë të besosh rrethin katror.

Kryeministrër që nuk njeh shefin e shtabit nuk ka. Rasti që shefi i shtabit të ushtrisë të jetë mjek, që deri para pak vitesh ka ushtruar profesionin e tij, nuk di si mund të ndodhë.

Fevziu: Shqipëria ka patur presidentë dhe kryeministra mjekë?

Berisha: Po krahasoni të pakrahasueshmen. Shefi i Shtabit ka të bëjë më doktrinat e të tria armëve; këmbësorisë, flotës dhe forcave ajrore.

Kurse mjekë Kryeministra mund ta kesh nja 10 në Europë, mjek-presidentë mund të kesh nja 15 në botë. Mos të krahasojmë të pakrahasueshmen.

Presidenti është socialist dhe mik i thekur i dy prej figurave më të zeza në historinë e politikës shqiptare, Edi Ramës dhe Taulant Ballës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...