“Situatë e papranueshme”/ Xhafaj: Ministria dhe KLGJ-ja janë në shkelje të ligjit

Premte, 01 July 2022 11:12

 

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e ka cilësuar si të papranueshme situatën e krijuar për shkak të bojkotit të avokatëve, të cilët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj tha se Ministria e Drejtësisë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë në shkelje.

“Prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. Përtej asaj se çfarë mendon Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ne jemi këtu përfaqësues të qytetarëve. Jemi ne që duhet t'i bëjmë presion. Edhe ministria edhe KLGJ-ja janë në shkelje të rëndë të ligjit. U bënë dy javë që nuk ka gjyq. Njerëzit presin avokatët. Situatës që kemi ne në sistem i shtojmë edhe faktorë të kësaj natyre. Nuk kanë lidhje momentet që bëjnë institucionet me seancën dëgjimore. Ky debat që bëjmë ne këtu mund t'i bëjë avokatët që të tërhiqen, mund të bëjë që KLGJ-ja të tërhiqet. Unë do të dëshiroja që ta përshpejtojmë këtë proces. Ka të bëjë me projektin që është bërë publik. Pastaj se çfarë do të thonë ministria e financave etj, ne nuk e vendosim. Do të thotë që deri tani, në 3 vjet këta nuk paskan marrë mendimin e ministrisë së Financave. Në këtë këndvështrim, ne lamë një datë dhe thamë që do të jetë o të enjten o të premten. Është mirë që të njoftohemi”, tha Xhafaj./CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...