Berisha: Hapja e negociatave do e motivojë edhe më shumë protestën

Premte, 01 July 2022 13:01

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme mundësinë e hapjes së negociatave me BE-në dhe ndikimin që do ketë një vendim i tillë te protesta. Berisha tha se ky vendim nuk do e pengojë protestën, madje do e motivojë.

“Përkundrazi. Do ishte një frymëzim i madh për protestën. PD ka bërë thirrje dhe bën thirrje për hapjen e negociatave. Po pse? Sepse në procesin e negocimit, fuqia e BE-së do mund të ndihmojë shumë më fuqishëm në rrënimin e regjimeve autokratike

Sot ka një konsensus universal që regjimi i Tiranës është një autokraci elektorale.

Prandaj kam bërë dhe do bëj thirrje që BE të hapë negociatat, edhe nëse Maqedonia dhe Bullgaria të mos bien dakord. Nuk është produktive binjakëzimi. Nuk kam qenë dhe nuk jam as tani. Nuk arrij ta konceptoj. Vendet janë vende të pavarura dhe të veçanta.

 

Le të urojmë se vendimi i Bullgarisë t’i japë përgjigjen më të mirë dhe të shpresojmë që edhe Maqedonia e Veriut të arsyetojë se zhbllokimi i procesit ka qenë një vullnet i mirë.

Hapja e negociatave do e motivojë edhe më shumë protestën,” tha Berisha.

Modifikuar më Saturday, 02 July 2022 14:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...