Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur shqiptarët në 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Berisha ka publikuar një foto me presidentin George H. W. Bush, të realizuar 32 vite më parë në Shtëpinë e Bardhë.
‘Mirëmëngjes miq!
Në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ju përshëndes me këtë foto me mikun e shquar të kombit tonë, presidentin George H. W. Bush, të bërë 32 vite më parë në Shtëpinë e Bardhë’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në postimin e tij në faqen e Facebook