Diaspora thirrje shqiptarëve: Protestoni, ti themi ndal shpopullimit

E mërkurë, 06 July 2022 21:57

 

Diaspora shqiptare po mbështet protestën e 7 korrikut, e thirrur nga PD dhe shoqëria civile, në orën 19:00 para godinës së Kryeinistrisë.

Përmes një video-mesazhi, i bëhet thirrje shqiptarëve që ti bashkohen protestës, pasi për shkak të kësaj qeverisjeje Shqipëria po humbet pjesën më vitale të saj.

“600 mijë shqiptarë të larguar në nëntë vite. Shqipëria vazhdon të humbasë pjesën më vitale të saj. Shpopullimi i Shqipërisë nuk është një konspiracion, por një agjendë që shënon dramën më të madhe të vendit tonë – një dramë e shkaktuar nga humbja e shpresës dhe frika për të ardhmen.

Politikat e shpopullimit dhe një opozite e kapur shtynë intelektualët, shtresën e mesme, zanatçinjtë e rininë të braktisin familjet, komunitetin e pronën e tyre – gjerat më të shtrenjta për çdo individ. Por tani një drite shprese është ndezur dhe diaspora qëndron përkrah opozitës se vërtete.

Diaspora përkrah vizionin konservator të Partisë Demokratike – e vetmja alternativë që mundëson ndryshimin e vërtetë.
Komunizmi vriste rininë, intelektualet dhe fjalën e lire.

Regjimi i sotëm i përzë nga Shqiperia, duke vrarë të ardhmen e atdheut tonë. Koha te ndalim te keqen sot. Nesër do te jete tepër vone!

Në 7 korrik t’i themi jo agjendës së shpopullimit, të rikthejmë në atdhe shqiptarët e përzënë dhe t’i japim Shqipërisë një të ardhme!”, thuhet në mesazh

Modifikuar më E Enjte, 07 July 2022 07:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...