Julian Deda sjell nga Anglia, revoltën e të rinjve të emigruar: Asnjë s'i ka bërë keq Shqipërisë më shumë se Piktori!

E Enjte, 07 July 2022 09:59

 

Aktori Julian Deda është nisur nga Londra për të marrë pjesë sot pasdite në protestën kombëtare që do të mbahet në Tiranë përpara Kryeministrisë.

Deda sjell me vete, revoltën dhe mbështetjen e mijërave të rinjve shqiptarë që kanë emigruar në Angli prej varfërisë dhe pamundësive, me të cilët ka diskutuar gjatë në ditët e qëndrimit me ta. Në një mesazh prekës, larg humorit dhe shakave apo ironive të tij, Julian Deda, në videon e publikuar sot nga Kryetari i PD, thotë:

“Përshëndetje të gjithëve!"

 

"Ju flas nga Londra, ku ka shumë lëvizje, por ku kam takuar shumë shqiptarë të cilët kanë braktisur atdheun sepse i mungon shpresa, i mungon puna, i mungon paraja, i mungon mirëqënia... Prandaj kanë ardhur këtu dhe unë i takoj përditë.

 

Shpopullimi i këtij vendi, i vendit tonë, atdheut tonë, është gjëja më dramatike që mund të na ndodhte neve dhe sigurisht përgjegjës për këtë është gjithë politika, por sigurisht kohët e fundit është Edi Rama, mor miq. Dhe nuk mendoj se ka njeri tjetër në këtë botë t’i ketë bërë keq më shumë Shqipërisë sesa ‘Piktori’!

As diskutohet fare!

Dhe unë prandaj do të jem në protestë. Do të nisem nga këtu dhe shpresoj të jeni edhe ju. Shikojini këto foto pas kësaj videoje dhe diku do ta gjeni veten dhe ju për të qenë në protestë. Data 7 i shtati, ora 7!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...