Kryemadhi: Edi Rama është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës!

Premte, 08 July 2022 11:57

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se Kryeministri Edi Rama është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës dhe i drejtoi atij publikisht një pyetje: Cili është investimi që është bërë në atë incenerator? Bëni transparencën, kërkojmë vetëm transparencën, - bëri thirrje kryetarja e LSI.

Në një konferencë për media, Kryemadhi renditi faktet dhe katër shkeljet e ligjit që janë bërë me këtë investim në Tiranë, ku kontraktor është Klodian Zoto dhe, edhe pse janë dhënë 128 milionë euro, nuk ka asgjë.

 

“Unë e përsëris, Edi Rama është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës, - nënvizoi Kryemadhi. - Pse keni frikë nga e vërteta? Cili është investimi i vërtetë që është bërë në atë incenerator? Pse kanë frikë Edi Rama dhe "avokati" i tij të bëjnë transparencën?!

 

Sot qytetarët presin transparencë për investimin prej 128 milionë eurosh. Nëse ky investim do të ishte i ndershëm, Edi Rama nuk do ta kishte bërë problem ta bënte transparencë.

Transparencë po kërkojmë, vetëm transparencë!

Ajo që dua të theksoj dhe është përsëri për të kujtuar se në çështjen e tmerrshme të evazionit fiskal, ka të paktën katër pika, katër nene të shkelura të Kodit Penal ku përfshihet Klodian Zoto dhe e gjithë skema mashtruese fiktive:

E para, ulin pensione, ulin shërbimet në spitale, ulin shërbimin ne arsim, ulin pagat në administratë.

Fshehin të ardhura; Mospagim të taksave dhe tatimeve; Moskryerje e detyrave nga organet tatimore; Pastrimi i produkteve të veprave penalë.

Këto janë pikat që përshijnë krimin financiar të kryer nga 24 kompani të lidhura drejtpërdrejt me inceneratorët e Elbasanit, Tiranës, Fierit që kishin kontraktor Zoton që ka kryer të gjitha punimet

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...