Lamtumirë Kastriot Myftaraj! Gazetarë, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit publicistit të njohur

Premte, 08 July 2022 19:51

 

Mes lotëve nëna e Kastriot Muftarajt ka pritur ngushëllimet për djalin që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme. Gazetarë, miq dhe të afërm i kanë dhënë këtë të premte lamtumirën e fundit publicistit të njohur dhe drejtuesit të emisionit “Ju flet Moska” në RTV Ora.

Gazetarë, miq dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit publicistit të njohur dhe drejtuesit të emisionit "Ju flet Moska" në RTV Ora. Mes lotëve nëna e tij ka pritur ngushëllimet për djalin që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme.

 

Miku avokat i Kastriot Myftarajt rrëfen detaje nga ditët e fundit të gazetarit: S’kishte shenja depresioni e as dëshpërimi
Një gazetar kritik dhe që ka punuar në mbrojtje të demokracisë dhe vlerave, e kanë cilësuar miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

 

Ilir Kulla: Kastrioti kishte disa karakteristika por më e rëndësishmja e tij është që ai nuk pranonte në cilësinë e intelektualit, nga të rrallët që ka mbetur 100%, nuk pranonte kompromis.

 

Me keqardhjen shprehen se po ndahen me mikun me të cilin kanë shkëmbyer mendime të vyera.

Alfred Cako: Ishte një polemist shumë i famshëm, ishte një gazetar që nuk kishte drojë dhe hapte polemika të mëdha me idetë e veta, përpiqej të ishte i lirë në mendime.

 

Kastriot Frashëri: Për fat të keq nga sot do ti mungojë jo vetëm pjesës opozitare por edhe zbulimit të vërtetës.

Por po ashtu kërkohet që ngjarja të hetohet në mënyë të plotë.

Alfred Cako: Ka nevojë për hetime për vdekjen e tij sepse ka dyshime. Dera e tij ka qenë e hapur.

Kastriot Frashëri: Ngjarja është vërtet tragjike por ne kemi dyshimet tona. Kastriotit nuk mund ti thuash që ishte në depresion apo ishte njeri i dëshpëruar.

Myftaraj për më shumë se 25 vite është njohur për shkrimet e tij analitike dhe botime në publicistikë.

Po ashtu prej 5 vitesh ka drejtuar emisionin "Ju flet Moska" në RTV Ora.

Vetëm pak ditë më parë ai mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë, për të cilën do ti duhej ti nënshtrohej një operacioni

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...