Ambasada Amerikane në Tiranë u ka uruar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë.
Ndër të tjera në mesazhin e Ambasadës së SHBA theksohet se kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar.
MESAZHI I URIMIT
Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin.
Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.
Eid Mubarak