‘Ne jemi Sri Lanka’, Paloka: Po të ishte në Britani, Rama do ishte mbyllur në qelinë…

Diel, 10 July 2022 13:09

 

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar me një postim në Facebook pas zhvillimeve në Britani ku Johnson dha dorëheqjen dhe në Sri Lanka ku kryeministri u detyrua të largohet nga protestat, dhe ka bërë një përngjasim të situatave.

“Po të ishte në Britani, me gjithë skandalet e tij, Rama do ishte mbyllur në qelinë më të errët e më të largët të Kullës së Londrës për gjithë jetën e tij”, shkruan Paloka.

 

“Po ne nuk jemi Britania…ne jemi Sri Lanka!”, vijon më poshtë ai me shënimin e tij.

Ja postimi i plotë:

 

Boris Johnson e rrëzoi partia e tij pasi u akuzua për disa “skandale” më i rëndi i të cilëve ishte se kishte bërë disa shpenzime të tepërta për mobilimin e rezidencës kryeministrore në Downing Street…( siç dihet ajo është rezidencë në pronësi të shtetit ku kryeministrat britanikë banojnë vetëm në periudhën që janë në detyrë).

Rama banon në një vilë - pallat, pronë e tij, për të cilën ka mashtruar të paktën tre herë publikisht lidhur me burimin e financimit e megjithëse ky është skandali më i vogël i tij, vazhdon të mbretërojë i adhuruar nga stervinat rreth tij. Po të ishte në Britani, me gjithë skandalet e tij, Rama do ishte mbyllur në qelinë më të errët e më të largët të Kullës së Londrës për gjithë jetën e tij.

Po ne nuk jemi Britania…ne jemi Sri Lanka!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...