7 Korriku ndryshon ‘historinë’, Ramës dhe qeverisë i bie mbështetja, opozita rritet

Hënë, 11 July 2022 14:01

 

Protesta madhështore e shqiptarëve në 7 Korrik, ka ndryshuar edhe historinë e rrjeteve sociale, që nga nisja e matjes së tyre në vendin tonë.

Kompania TerraWorld me bazë në Kosovë, që bën matjet e pëlqyeshmërisë në rrjetet sociale, raporton se është rritur shumë mbështetja popullore ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.

 

Ndryshe ka ndodhur me Edi Ramën dhe qeverinë. Mbështetja ndaj tyre ka pësuar rënie të madhe, edhe pse propaganda dhe shumica e medias mundohen ti bëjnë sa më shumë artikuj reklamues.

 

Nga të dhënat e mbledhura nga kompania TerraWorld, është interesant edhe fakti se Partia Demokratike ka në rrjetin social Facebook 52 faqe që e mbështesin.

 

Ndërsa për Ramën dhe qeverisjen e tij janë më shumë se dyfishi i kësaj shifre. Bëhet fjalë për 119 faqen në Facebook, që mbështesin qeverinë.

Edhe pse PD-ja ka më pak se gjysmën e faqeve mbështetëse në Facebook, sërish pëlqyeshmëria ndaj opozitës ka pësuar rritje galopante.

Drejtues të kompanisë Terra, kanë bërë të ditur se, është hera e parë që ndodh kjo përmbysje që prej 4 vitesh, që ata kanë nisur të bëjnnë matjet dhe statistikat për mbështetjen dhe ndikimin në Facebook.

 

Sipas të dhënave të ofruara, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka rrëzuar nga vendi i parë, Edi Ramën.

Pas Ramës është sërish opozita që rënditet. Postimet e Grida Dumës kanë pësuar një rritje të shpejtë brenda pak ditësh.

Ndërkaq, Belind Këlliçi është personazhi tjetër i opozitës që ka shënuar rritje në ndjekjen e postimeve të tij në rrjetet sociale.

Më pas vjen presidenti Ilir Meta, i cili ka shënuar rritje dhe pas tij, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Ndërkaq, një prej personazheve kryesore të mazhorancës, Erion Veliaj nuk figuron askund në matjet nga data 4 deri në 10 korrik.

Në matjet e mëhershme 27 qershor, 3 korrik, Veliaj ka vetëm 1.59 për qind të hapësirës në kontrollet e bëra nga TerraWorld

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...