Eksperti në PD: ‘KESH-i i partisë’ shpenzoi 20 mln euro për të blerë energji elektrike për 6 ditë, trefishi i çmimit të bursës! SPAK të hetojë

Hënë, 11 July 2022 17:59

 

Eksperti për Energjinë në Partinë Demokratike Eduard Elezaj ka akuzuar ditën e sotme nga selia blu KESH-in. Sipas tij Korporata Elektro-Energjetike shqiptare, është kthyer në KESH-in e partisë duke shpenzuar të shtunën 20 milion euro për blerje energjie.

Ai tha se kjo energji është blerë për një periudhë 6-ditore dhe është përfituar me një çmim tre herë më të lartë se ai i bursës.

“Pse KESH nuk ka siguruar energji elektrike përmes procedurave mujore apo 3 mujore, por ka blere energji me periudha disa ditore?

Pse KESH ka zhvilluar rreth 45 procedura blerje të energjisë elektrike, nga janari deri tani, duke fshehur të dhënat e këtyre tenderave?”, pyet ai.

Elezaj i kërkon SPAK të hetojë për zbardhjen e abuzimeve në sektorin e energjisë që nga tenderat sekretë deri te financat e operatorëve të fushës
Deklarata e plotë

Korporata Elektro-Energjetike shqiptare, e kthyer në ‘KESH-in e partisë’, ka shpenzuar të shtunën 20 milion euro për blerje energjie.

Nëse mendoni se me aq para është blerë energji për disa muaj, e keni gabim. Bëhet fjalë për vetëm një javë, periudhën 11-17 korrik.

Çka e kthen këtë rast në skandal dhe shpërdorim të parasë publike, është fakti se ditën kur është bërë blerja, çmimi në bursë ka qenë 110 euro për MËH. KESH ka shpenzuar 473.76 Euro/MWH.

 

Sipas një përllogaritje të shpejtë janë harxhuar 15 milion euro më shumë.

Partia Demokratike bën këto pyetje, në emër të çdo qytetari që shqetësohet për çmimin e energjisë, sepse e paguan nga xhepi:

Pse për këtë blerje është harxhuar trefishi i çmimit të bursës?

Pse KESH nuk ka siguruar energji elektrike përmes procedurave mujore apo 3 mujore, por ka blere energji me periudha disa ditore?

Pse KESH ka zhvilluar rreth 45 procedura blerje të energjisë elektrike, nga janari deri tani, duke fshehur të dhënat e këtyre tenderave?

Pse KESH nuk ka publikuar të dhënat e kompanive pjesëmarrëse në tender, çmimet e ofruara prej tyre, apo fituesit?

Pse qeveria, ndërkohë që ka deklaruar krizë energjetike deri në Dhjetor 2022, nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar krizën?

Partia Demokratike i kërkon SPAK të nisë hetimet e menjëhershme për zbardhjen e abuzimeve në sektorin e energjetikës, që nga tenderat sekretë deri te financat e operatorëve të fushës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...