Evazioni 189 mln USD me inceneratorët, ja si u përdor firma e të vdekurës

Hënë, 11 July 2022 21:11

 

Mafia e inceneratorëve nuk ka kursyer as të vdekurit për t’i përdorur në skemën e evaizionit fiskal 189 milionë dollar. Syri Tv zbulon ekskluzivisht se në kompanitë fantazmë, personat e përfshirë kanë përdorur emrin dhe firmën e Gjyste Serrmit edhe pasi ajo kishte vdekur. Në të paktën 5 raste, me prokurë të falsifikuar, këta persona paraqiteshin në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe Drejtorinë e Tatimeve për të kryer procedurat.

Ky është varri i Gjyste Serrmit, e cila ka vdekur 5 vite më pare për familjen dhe gjendjen civile, por mafies që kreu 189 milionë dollarë i duhej ende gjallë për për të firmosur punët e pambaruara.

 

 

Janë të paktën 5 episode që është përdorur firma e Gjyste Serrmit pas vdekjes, për të plotësuar pranë Drejtorisë së Tatimeve dokumentacionin e evazionit të kompanisë Elvis 03 që deri në atë kohë kishte qarkulluar të paktën 5. 5 milionë euro, e në të pesta këto dokumente edhe me sy të lirë dallohet që firma është e ndryshme në çdo rast.

 

Pasi kishte kryer shit-blerje në vlerën 5. 5 milionë euro, Dashamir Ymeri, pronar i disa kompanive që kishin bashkëpunuar me 3 inceneratorët e Klodian Zotos dhe ortaku i tij Ilirjan Xhixha në janar të vitit 2017 i shesin kompaninë Gjyste Serrmit, e cila fakeqësisht ishte në prag të vdekjes. Por teksa kishin larë duart me kompaninë, Dashamir Ymeri kishte lënë pa plotësuar dokumentet e shitjeve të vitit 2015, që shkonin në rreth 3 milionë euro.

 

Këtu nis edhe falsifikimi i firmës së të ndjerës. Më 7 korrik, teksa Gjyste Serrmi ishte në gjendje të rëndë, ndoh falsifikimi i parë, ku Vjollca Ymeri paraqitet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me një document të firmosur nga Serrmi dhe kërkon që kompania të bëhet aktive.

10 ditë pas vdekjes së Gjyste Serrmi është episodi i dytë. Më 27 korrik pranë tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit shkon Dashamir Ymeri, e me një tjetër autorizim të firmosur nga e ndjera, kërkon ndryshimin e emrit të kompanisë nga Elvisi 03 në Elvis 03 SHPK. Dhe vetëm një ditë më pas dorëzon pasqyrat financiare të prapambetura të vitit 2015, kohë kur kishte kryer transaksioni në afro 3 milionë euro. E për vonesën kompania e drejtuar tashmë nga Gjyte Serrmi gjobitet me 15 mijë lekë.

Pasi dosja ishte kopsitur kryhet edhe veprimi i pestë duke përdorur identietin e Gjyste Serrmit, 6 muaji pas vdekjes. Në shtator të vitit 2017, Merita Hajdari, një tjetër viktimë e kësaj skeme, paraqet një tjetër dokument të falsifikuar me firmën e Sermit dhe kërkon që kompania të pezullohet, dhe QKB e pranon si të mirqenë.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi jo vetëm Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit që ligjëruan transaksionet 5. 5 milionë euro për llogari të kompanisë së një personi që kishte vdekur, por kundër të ndjerës janë dhënë edhe dy vendime gjykate.

Më 24 Maj, rreth dy vite pas vdekjes Gjykata Administrative e Tiranës nxjerr një Urdhër Ekzekutimi në dëm të Gjyste Serrmit, për të mos e lejuar atë që të ndryshonte kapitalet, e kjo për shkak të një gjobe të pashlyer të kompanisë, në kohën që zotërohej nga Dashamir Ymeri. E pak kohë më pas një tjetër vendim e jep edhe Gjykata e Lezhës. E dy kompani përmbarimore kryejn zbatimin e vendimit, ndaj Gjyste Serrmit, por pa konstatuar se ajo nuk ishte në krye të Elvis 03 por në varrezat e Shkodrës.

Veprime në këtë kompani ka pasur edhe më pas, por pas plasjes së skandalit Qendra Kombëtare e Biznesit, ka feshur dokumentet e nuk lejohet aksesi në to, siç në dokumentet e tjera të kësaj kompanie.

Që prej publikimit të skandalit të inceneratorëve Syri TV ka sjell dëshmi dhe dokumente se si u abuzua duke përdorur emrat e pensionsitëve, një çobani në Greqi e tani edhe të një personi të vdekur. Por duket se në vitin 2017 duket se nuk ka ndërruar jetë vetëm Gjyste Serrmi, por bashkë me të edhe SPAK, i cili ka mbyllur sytë përball këtij skandali

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...