Berisha tregon ligjin e parë që do anulojë pasi të vijë në pushtet

Tuesday, 12 July 2022 08:58

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se ligji për investimet strategjike do të jetë i pari që do të anulohet sapo ai të vijë në pushtet, ndërsa përmendi edhe PPP-të, si abuzime të qeverisë.

Në emisionin “Open” në News24, ai tha se Edi Rama do të japë llogari për të gjitha ato që ka bërë.

“Edhe prapa diellit po të shkojë, Rama do japë llogari. Edi Rama me Engjëll Agaçin që kanë çuar dhjetëra denoncime për mua. Edhe superfuqia e kohës është marrë me insistim, por nuk kanë për të gjetur asnjë provë dhe fakt. Edhe 100 vjet hetime të bëjnë, jo këtu por në gjithë botën nuk kanë për të gjetur”, – tha Berisha.

 

“Ligji për investimet strategjike do jetë ligji i parë që do anulohet. E kam kundërshtuar në mënyrë të pandërprerë. Ai ligj konfiskon tokën e shqiptarëve. Kur me erdhi mua, unë i thashë atë nuk e bëj kurrë

E dyta do të marrin fund PPP, do marrin fund tenderat me një operator dhe tenderat sekrete. Do ndaloj luksin. Nuk do udhëtoj kurrë me avion në dispozicion” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...