Meta: S'ka dalë as maja e aisbergut e aferës së inceneratorëve! Kush mban përgjegjësi për këto skandale?!

Tuesday, 12 July 2022 14:10

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të forta sot, pas zbulimit të të tjera fakteve lidhur me aferën e inceneratorëve, të cilën e cilësoi si "babëzi e shekullit", duke i bërë një thirrje, edhe Kuvendit të Shqipërisë:

"Nga lajmet e fundit që dolën edhe dje, - tha Presidenti, - kur përveç pensionistëve në azile, që figurojnë në mënyrë të paditur me veprime që kapërcejnë mbi 30 milionë euro, çobanit që është në Greqi më rrogë 300 euro - që figuron gjithashtu me veprime të pakryera nga ai prej miliona eurosh këtu dhe së fundi, për fat të keq, për të kuptuar dramacitetin dhe imoralitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie, që është babëzi e shekullit, dje u zbuluan faktet edhe për një qytetarë të ndjerë që është ndjerë nga kjo botë të aktin para pesë vitesh, por me emrin dhe e saj dhe me firmën e saj gjatë këtyre viteve janë kryer transaksione prej mbi 5 - 6 milionë eurosh.

Kjo është ulëritëse, është tronditëse!

 

Një vend, një shtet dhe një qeveri që deklaron që nuk kemi ç’t’i bëjmë ne zjarrit, se nuk kemi lekë për të blerë një avion apo një helikopterë, zjarrit që përfshin çdo verë pyjet më të bukura të Shqipërisë, që ka kërcënuar Llogaranë vit pas viti dhe që sivjet pushtoi edhe të vetmin ishull që kemi, ishullin e Sazanit – ndërkohë në sytë e opinionit publik shikojmë një situatë kaq të rëndë të korrupsionit, kaq flagrante, e cila është edhe më poshtëruese për çdo qytetar të këtij vendi, kur shohim në këtë kohë krizë se duhet rritur mbrojtja për ta, deri tek problemet e tjera që kanë të bëjnë me minimumin jetik, shikojmë se nuk mbahet përgjegjësi!

 

Çfarë është ky sistem bankar që pranon firma të njerëzve që nuk jetojnë?! – ngriti pyetjen Meta në një deklaratë për mediat, - çfarë është QKB?! Këta noterë?! Ku është Krimi ekonomik?! Ku është instituoni i Pastrimit të parave? Kush mban përgjegjësi për këto skandale?! Si mund të vazhdojë afera e inceneratorëve, kur dihet që këto para shkojnë për llogari të krimit?!

Kjo është situatë dramatike dhe ftoj Kuvendit të merret me seriozisht me këtë çështje se ende nuk ka filluar as maja e aisbergut në aferën e inceneratorëve, përveç të tjerave që janë pa mbarim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...