Kryemadhi: SPAK u zgjua shumë vonë, mos merrni mbi shpatulla hallin e Veliajt...

Tuesday, 12 July 2022 16:28

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të sotëm të SPAK për të pezulluar statusin e kompanive që janë përfshirë në skandalin e inceneratorëve.

Me anë të këtyre kompanive, Klodian Zoto, Klodian Mërtiri dhe zyrtarë të qeverisë së Edi Ramës, dyshohet se kanë kryer evazion fiskal në shuma miliona euroshe.

Reagimi i kryetares së LSI-së, Monita Kryemadhi:

SPAK u zgjua nga gjumi letargjik, vetëm sot, tepër vonë, kur rolin dhe emrat e kompanive fiktive në skemën e aferës së inceneratorëve, ia kisha analizuar me fakte në kallëzimin e dorëzuar që para 1 viti.

 

‘Procedimet penale të mësipërme ndodhen në fazën e hetimeve paraprake dhe veprimet hetimore lidhur me këto procedime penale ende nuk kanë përfunduar. Veprimtaria hetimore për këto tre procedime penale është duke u zhvilluar në përputhje me afatet procedurale të hetimit që janë parashikuar në Kodin e Procedurës Penale.’ - Kjo është përgjigja e fundit e prokurorisë speciale, në datë 8 qershor 2022, ndaj kërkesës time të përsëritur për informacion.

Çdo ditë që ikën, 80.000 dollarë nga taksat e qytetarëve paguhen për inceneratorin korruptiv të Tiranës. Shqipëria nuk mund të mjaftohet me disa ish zyrtarë që janë sot prapa hekurave, jo si të dënuar, por në zbatim të masave të sigurisë.

Shqiptarët presin drejtësi të vërtetë për çdo zyrtar të korruptuar, pjesë të skemës së inceneratorëve.

Ndaj, nuk do rresht së drejtuari thirrjen dashamirëse: Mos merrni mbi shpatulla hallin e Erion Veliaj, Engjëll Agaçit dhe Armando Subashit. As mos u intimidoni, as mos u joshni prej ofertave që mund t’iu kenë ardhur prej tyre. Sepse, për hallin e avokatit të inceneratorëve Erion Veliaj, ekzekutorit Engjëll Agaçi dhe pronarit të skemës korruptive Edi Rama, në vitin 2022 nuk mund të bëni kurban veten, drejtësinë, Shqipërinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...