Protesta e 7 korrikut ndryshoi dhe rrjetet sociale/ Berisha, lideri më i ndjekur në rajon

E mërkurë, 13 July 2022 10:08

 

Protesta madhështore e 7 korrikut, ku mijëra shqiptarë iu përgjigjën thirrjes së opozitës dhe shoqërisë civile për të protestuar, nuk ka ndryshuar vetëm opinionin e brendshëm politik në vend. Gjithashtu, një revolucion i vërtetë ka ndodhur edhe në rrjetet sociale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përveç se është lideri më i ndjekur, pëlqyer, komentuar në Shqipëri, ka zënë edhe vendin e parë në rajon.

Kompania Terra World, ka sjellë studimin e dytë në lidhje me pëlqyeshmërinë e liderëve politik të 9 vendeve të rajonit.

Në analizën e bërë mes datave 5 dhe 10 korrik, janë marrë në studim 9 shtete të rajonit. Janë ndjekur dhe analizuar 102 personazhe publike.

 

Këta të fundit kanë bërë 2238 postime në 5 ditët e korrikut të matura nga Terra, të shpërndara në 1157 faqe të ndryshme në rrjetin social në Facebook.

Në fund rezultati ka qenë jo pak befasues.

Lideri demokrat Sali Berisha është renditur i pari ndër 102 personazhet publike të analizuara nga Terra.

Edi Rama ka rënë në vendin e dytë të renditjes së liderëve më të ndjekur. Dhe duke ditur faktin se ai ka pas vetes një makineri të tërë shtetërore, ku njerëzit detyrohen të bëjnë "share", komente dhe pëlqime, humbja nuk është vetëm e tij, por e sistemit që ia ka ngritur.

Ndërkaq, sipas kompanisë Terra World, një rritje të madhe ka pasur edhe Partia Demokratike, e cila është në krye të renditjes kur bëhet fjalë për subjektet politike të rajonit.

Më poshtë, mund të gjeni studimin e plotë të Terra World.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...