Berisha: Katastrofë në Urgjencën e QSUT, shërbimi shëndetësor në ditën më të zezë!

E mërkurë, 13 July 2022 14:37

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur zërin sot për situatën e rëndë në Urgjencën e Qëndrës Spitalore Universitare në Tiranë në, ku në këto ditë temperaturash të larta nevojat e qytetarëve shqiptarëve janë më të mëdha se kurrë për ndihmë mjekësore. Ai ka publikuar një foto dramatike, dërguar nga qytetarët e atjeshëm, ku shfaqet një i moshuar shtrirë përtokë në kushtet kur nuk ka shtretër apo një zonjë, që ka arritur të zërë një, duke paguar nën dorë sa për të marrë një serum….

“Gjendje katastrofë në Urgjencën e QSUT-së! – shkruan Berisha, - Nuk ka shtetër dhe të sëmurët shtrihen në dysheme. Shtrati shitet me 10 mijë lekë. Shërbimi shëndetësor në ditën e tij më të zezë! – nënvizon kreu i PD dhe fton qytetarët ta lexojnë, mesazhin e dërguar nga njeri prej tyre bashkë me këtë foto dramatike.

 

Në mesazh thuhet:

 

Doktor, mirëmëngjes. Më erdhi sot në mëngjes. Denoncoje po munde.

 

Ky është një skandal që ka ndodhur dje pasdreke tek Urgjenca e QSUT-së ku një punonjëseje të një fasonerie në Tiranë i ka rënë të fikët në orarin e punës brenda në një fasoneri ku lagështira dhe temperaturat arrijnë 36-38 gradë.

Në Urgjencën e QSUT-së, njerëzit janë të shtrirë në dysheme, mungojnë shtretërit, mungon personeli, mungojnë ilaçe e çdo gjë. Kjo vajzë ka paguar 10 mijë lekë (të vjetra) për ta shtrirë në atë krevat që duket në fotot që më dërgoi," nënvizoi denoncuesi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...