Amnistia fiskale, Dhoma Amerikane reagon ashpër: Minon klimën e biznesit, tërhiqeni

E mërkurë, 13 July 2022 15:39

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zgjedhur kompaninë që dha vlerën më të lartë për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë, me 2 milionë euro më shumë se të tjerat, ç'ka ka nxitur Partinë Demokratike të ngrejë tri pikëpyetje dhet'i kërkojë organeve të drejtësisë të hetojë shpenzime të tilla abuzive dhe korruptive.

Z. Eno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha: "Për riprarimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë, ARRSH nuk kursehet. Sikur t’i kishte para të lëna trashëgim nga babai, Evis Berberi ia ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës, jo ofertës më të mirë prej 4. 5 milion euro, por të katërtës prej 6.5 milionë.

Dy milionë më shumë, në euro që nuk vijnë nga xhepi i tij, as i Ramës, por i taksapaguesve shqiptarë. Me dyshimin e fortë se nëse nuk dalin, një pjesë e tyre futen në xhepa zyrtarësh të korruptuar," tha ai.

Sipas Bozdos, "Autoriteti i Rrugëve mund të hynte në librin “Guinness” me vendimet anti-ligjore, të papërgjegjshme dhe të kushtueshme.

 

Partia Demokratike denoncon një akt të tillë, i cili nuk është i paprecedent për këtë qeveri, por nuk ka precedent në vende normale, ku qeverisja është transparente dhe llogaridhënëse.

Tre pyetje që do bënte çdo qytetar, dhe ne i përsërisim në emër të tyre, janë:

Pse kalohet te e katërta në listën e ofertave dhe shmangen tri të parat?

Pse zgjidhet një ofertë që kushton 2 milion euro më shumë se konkurueset?

Pse nuk ka transparencë të vendimmarrjes?

Partia Demokratike kërkon vëmendje qytetare dhe të organeve të drejtësisë, për shpenzime të tilla abuzive, dhe rrjedhimisht, korruptive. Alarmi bëhet edhe më i fortë, po të kujtosh borxhin publik të vendit, që po kap 100% - shin.

Partia Demokratike falenderon median që investigon dhe publikon akte korruptive të tilla, dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë të dëshmojnë se janë në krye të punëve, dhe pushtet i pavarur, jo një degë e thyer e qeverisë", nënvizoi në përfundim anëtari i Kryesisë së PD-së

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...