Tri dëshmi nga Balliu: Amnistia, peshqiri me pambuk i Edi Ramës dhe korrupsioni

E Enjte, 14 July 2022 13:34

 

Nga Klevis Balliu.

1. Amnistia fiskale, jo vetëm pastron paratë e drogës, por në thelb ka pastrimin e parave të korrupsionit të qeveritarëve me aferat e tyre. Edi Rama kërkon që paratë që ai dhe qeveria e tij i kanë vjedhur qytetarëve me aferat korruptive si inceneratorët, Unaza, PPP dhe koncesionet korruptive, t'i pastrojë me Amnistinë.

 

2. 30 milionë lekë tendër për të blerë robëdishan dhe peshqir me pambuk egjiptian për Edi Ramën. Bëhet tender me paratë e qytetarëve dhe shpenzohen 30 milionë lekë për peshqir në vendin më të varfër të Europës, që ka rrogat më të ulëta në rajon dhe në BE. Luksi i çmendur i qeverisë dhe vjedhjet e saj po shkatërrojnë jetën e qytetarëve dhe të gjithë vendin.

3. Eurostat tregon dhe fakton që korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta. Lufta kundër korrupsionit është zero praktikisht. Patjetër, asnjë qytetar nuk habitet nga ky fakt pasi mjafton të shohim aferën e inceneratorëve, se si janë shpërndarë paratë e tyre në kompani fiktive që nuk ekzistojnë dhe të vendosura në emër të njerzve që kanë ndërruar jetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...