‘Parlamenti nuk është pronë e dikujt[‘, Shehu kërkon rivotim të Rezolutës për Srebrenicën: U shkel rregullorja

E Enjte, 14 July 2022 14:10

 

Deputeti i Partisë Demokrate Tritan Shehu ka kërkuar rivotim të rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë, pasi sipas tij votimi i seancës së kaluar ishte në kundërshtim me rregulloren.

Ai ka ngritur dyshim edhe mbi mënyrën e votimit, duke kërkuar që votimi të kryhej elektronikisht.

 

LEXO EDHE:
Butrinti/ Aktivistët thirrje deputetëve: Jeni tradhëtarë nesë votoni pro koncesionit

“Rezoluta për Srebrenicën u votua në kundërshtim me rregulloren, votimi duhet të përsëritet. se hidhen në votim amendamentet pastaj teksti final. ne votuam në mënyrë absurde. Është në kundërshtim me rregulloren.

 

Votimi në tërësi bazohet tek amendamentet.

 

Duhet korrigjuar edhe mënyra e votimit që është në kundërshtim me rregullat ku duhet të merret vesh si ka votuar çdo deputet. ne vijojmë diskutimit pasi është votuar. për çfarë vijojnë? Ato duhet të jenë në shërbim të votimit.

Para votimit bëhet verifikimi i prezencës, kjo nuk ndodhi. Ndaj duhet votim elektronik.

Kërkesa për mocion dhe rezoluta nuk kalon në Komisionin e jashtëm. Është në kundërshtim me rregulloren.

Komisioni i jashtëm nuk e kuptoj pse futet se nuk ka asnjë tagër në këtë çështjes. Merrni iniciativën ti bashkojmë ose ti kalojmë një nga një në Kuvend.

Kemi javë të tëra që kemi sjellë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Është mbledhur konferenca e kryetarëve pa thirrur asnjë nga autorët, e asnjërës nga variantet, gjë që ka shkelur rregulloren.

Ju kërkoj të rivendosni rregulloren.

Nuk është Parlamenti pronë e dikujt që bën si të dojë që urdhëron nga vendi votohet kështu apo ashtu. jemi deputetë e jemi të gjithë njëlloj. Kryetare jeni vetëm ju”, tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...