Berisha mesazh qeverisë: Po vidhni pronat publike, do keni fatin e Sri Lankës

E Enjte, 14 July 2022 20:48

 

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit këtë pasdite se qeveria po vjedh pronat publike ndërsa përmendi edhe largimin masiv të shqiptarëve në 9 vite qeverisje të Edi Ramës.

Berisha deklaroi se do kenë fatin e Sri Lankës ndërsa shtoi se për 9 vite qeveria në universitetet publike të vendit ka ndaluar në mënyrë skandaloze mbrojtjen e doktoraturave, një ndër rrugët më kryesore të kërkimit shekncor.

 

"Ju përdorni shkencën si mekanizëm për të vjedhur pronën publike. Pse e them? Sa është buxheti i tekno-hajnisë për shkencën? Është 1/57 e vendeve, jo të OCDE, por OSBE. A ka mundësi që të ekzistojë në mendjen e tyre ideja shkencë?

 

Zero. Është absolutisht e vërtetë që kemi studiues të shkëlqyer, të cilët mund të bëjnë kërkime shkencore të një niveli shumë të mirë. Por çfarë ndodh me ju?

 

Shihni pak rrogat e tyre. Ju i keni thënë laboratorit të Ricardo Husman, i cili shkruan për mrekullitë e Edi Ramës pavarësisht se Sri Lanka ju pret, shihni atë dokumentarin e Sri Lankës. Pse ju them Sri Lanka?

Sepse keni të njëjtin laborator. Edhe ata paguanin Husman, edhe ju paguani Husman. Ju bëtë një joint venture me Sri Lankën. Atje shkonte Erion Veliaj, këtu vinte ai përfaqësuesi i Shoqërisë së Hapur të Sri Lankës. Ju garantoj se do të ndiqni fatin e njëri-tjetrit.

A e dini hemoragjinë e trurit që keni krijuar këto vite, mijëra mjekë, pedagogë, juristë, ikin, kanë ikur, ju i bëni luftë amorale shtresës së mesme.

Për 9 vite në universitetet publike të vendit në mënyrë skandaloze ndaluat mbrojtjen e doktoratave, që janë një nga rrugët më kryesore të kërkimit shkencor, po ku e dini ju çfarë është shkenca, ju jeni bërë qenie shtetërore.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...