Balliu: Rama shef i krimit të organizuar, kërkon të pastrojë paratë! Rikthimi i Berishës e futi në panik

Premte, 15 July 2022 17:08

 

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv amnistinë fiskale. Balliu deklaroi se Rama është kryetar i krimit të organizuar në Shqipëri dhe kërkontë pastrojë paratë që i ka vjedhur qytetarëve.

“Amnistia nuk bëhet për Shqipërinë dhe shqiptarët, por për paratë që i janë vjedhur qytetarëve shqiptarë. Gjithë këto afera korruptive, si kjo e inceneratorëve, ato para diku kanë shkuar.

 

Ato para kanë shkuar disa në xhepin e Ramës, disa tek Veliaj dhe disa të tjera ne xhepat e ministrave të tjerë.

 

Këto para Rama kërkon t’i legalizojë, do të amnistojë çdo para të padeklaruar, që të ketë mundësinë t’i vëri në funksion. Ka të bëjë me pastrimin e parave të tij.”-tha Balliu.

 

Ndër të tjera Balliu tha se ka një lidhje politike dhe ekonomike mes Ramës për interesa të shumta edhe elektorale me krimin e organizuar dhe me amnistinë kërkon t’iu kthejë borxhin duke pastruar paratë e tyre dhe duke amnistuar të gjithë krime te tyre.

“Këto para, një pjesë e mirë do i vijnë përsëri Edi Ramës. Përfiton Edi Rama, një ligj për të pastruar paratë e krimit të organizuar ku kryetar është Edi Rama. Ai i drejton këta.”-tha Balliu.

Më tej Klevis Balliu u shpreh se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka futur Ramën në panik total.

“Rikthimi i Berishës e ka futur në panik total. Vendimet Rama i merr nën panik, do të marrë sa më shpejt paratë dhe t’i vendosi në funksion për të vjedhur e blerë votën. Një njeri në panik merr vetëm vendime të gabuara.

Koha kur opozita mund të mbyllte gojën për interesa apo përqindje në afera ka iku, me këtë lidership të ri, nuk ka shqiptar që nuk e di se ky lidership as nuk shitet e sa nuk blihet.

Berisha dhe opozita e vërtetë sot që mblodhi shqiptarët më 7 korrik në shesh, riktheu dinjitetin vendit dhe shoqërisë për të reaguar ndaj vjedhjeve të pafunde, janë arsyet pse Rama sot është në panik.”-tha Balliu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...