Kur të shesin gomarin për kalë: Një pohim tronditës i pazarit Rama - Basha

Saturday, 16 July 2022 12:09

 

Nga Oerd Bylykbashi

Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës ndryshime në Hartën Territoriale - në këmbim të votës për shtyrjen e mandatit të komisionerëve të Vetingut!

E pranoi që kishin kundërshti dhe pikëpyetje për Vetingun dhe moralitetin e këtij pazari, por gjithësesi marrëveshjen e kishin bërë.

 

Ky pohim tronditës, në kufi të absurdit, por tashmë 100% i provuar, vërteton atë që unë kisha denoncuar prej kohësh. Më 9 tetor 2021, vetëm një muaj pas 9 shtatorit famëkeq, denoncova pazarin Rama - Basha.

Asokohe denoncova se Rama i pat ofruar Bashës t’i shtonte në Hartë, pak bashki - në këmbim të votave të Bashës pët t’i zgjatur Vetingun, Ramës.

E quajta pazar kuajsh: më jep një kalë të të jap një mushkë!

Publikisht thashë se pazarin po e ofronte Rama dhe jo Basha, por nënteksti tregonte të kundërtën.

Basha e kapi grepin dhe reagoi.

I alarmuar, ai mblodhi Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD një të diel në mbrëmje për të më bërë gjyqin: “A ke ti Oerd një ofertë për Reformën Territoriale?” ishte pyetja e Bashës që synoi të fshihte gjurmët e pazarit, duke ma veshur mua që po e denoncoja.

Në atë mbledhje plot tensione i thashë Bashës: “Nëse kjo ndodh, është një thikë pas shpine për demokratët. Ky është pazar i ofruar publikisht. Po të them këtë gjë: po e pranove do dëmtosh demokratët.”

Pa iu dridhur qerpiku tha: “Refuzoni çdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale për Vetingun, se është një dëm që i bëhet demokratëve.”

Po ja ku tashmë e pranojnë hapur pazarin që vetë Basha u detyrua të thoshte që i bënte dëm demokratëve.

Dje Alibeaj e pranoi me zë e me figurë që ky pazar nuk ka moral. Pazarin e bënë për hir të nevojës që të shesin si fitore shtesën në Hartën prej letre të pak bashkive.

Madje ai pranoi që pazarin nuk e ka ofruar Rama, por e kanë kërkuar ata vetë.

Rama nuk do t’u japë as mushkë, por një gomar që hapin e ka të shkurtër e kur vrapon të hedh nga samari.

Do ta shihni që vetëm 4-5 bashki do të kërkojnë shtesë se Rama nuk u jep më shumë. Për kaq pranuan që t’i shtyjnë afatin një trupe vetingashësh të akuzuar për kapje politike, dy standarte e korrupsion.

Shqiptarët nuk fitojnë asgjë nga ky pazar.

Madje në nxitim që të arkëtojnë çmimin, e kanë lënë që Hartën ta shpallin me nxitim më 10 shtator, pas konsultimeve në mes të vapës nëpër kafene.

Tregtia e ndershme e kafshëve të barrës nuk ka asgje të keqe, ama kur pazari është i pandershëm, populli e quan xhambazllëk

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...