BE pritet të çelë negociatat, Rama falenderon veten, Lindën dhe fëmijët

Saturday, 16 July 2022 19:20

 

Deklaratë komplet absurde ajo e Edi Ramës pas vendimit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që pranoi propozimin francez, për të zgjidhur konfliktin me Bullgarinë.

Ky vendim parashihet si mundësi për Brukselin që të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga viti 2018 e gjer sot Edi Rama i ka festuar 4 herë negociatat me BE, duke çelur edhe shampanjën madje.

Por sot kryeministri përveç fjalëve inkurajuese dhe vetëvlerësimeve të tipit që "ia dolëm", "ia arritëm", "shpëtuam nga pengmarrja", “e meritojmë”, falenderoi edhe familjen e tij.

 

Absurde por e vërtetë.

Ja çfarë shkruan kryeministri:

“Faleminderit në fund, por jo për nga rëndësia, edhe Lindës e fëmijëve, që mbajnë në këtë rrugë barrën e një sakrifice të mundimshme, të cilën veç ata e askush tjetër mund ta kuptojnë dot se çfarë halli është. Për hajër”.

Rama flet për vendin si të ishte pronë e tij, njësoj siç flet për shtëpinë në Surrel apo familjen e tij. Dhe jo pa qëllim, sepse Rama e di shtetin dhe qeverinë oborr familjar, që mund të bëjë dhe sillet me të sipas tekave të momentit.

Në 32 vite pluralizëm politik, zor se mund të gjejmë një qeveri dhe një kryeministër që është investuar dhe investohet për ta larguar Shqipërinë nga rruga e integrimit, sa kjo që po drejton vendin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...