Berisha: Qeveria shkatërroi bujqësinë! Rriti me 250% importet nga Serbia

Hënë, 18 July 2022 19:13

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne një takim me fermerët në Belsh. Berisha tha se Shqipëria është në rrezik dhe se ajo sot ka nevojë urgjente për shpëtimin e saj.

Më tej kreu i Partisë Demokratike tha se statistikat tregojnë për një rënie të madhe të treguesve për eksportet në këtë fushë ndërsa shtoi se janë rritur me 250 për qind importet nga serbia.

"Në rrezik sepse puna e fermerëve, djersa juaj është në rrezik, prodhimet tuaja janë në rrezik. E vërtetë shumë e dhimbshme.

Ka një prapakthehu të madh, të frikshëm në sektorin e bujqësisë i cili si i vetëm, si i tillë, tejkalon çdo sektor tjetër në kontributin e tij në prodhim por edhe në punësim e mirëqenie të familjeve shqiptare.

 

Vetëm nga vjet dhe deri këtë vit janë 39 mijë ton qumësht më pak të prodhuar. Statistikë zyrtare kjo. Në 4 vite janë 180 kokë lopë më pak se sa ishin katër vite më parë.

Të gjitha eksportet, statistikat reale tregojnë për një rënie të madhe të eksporteve bujqësore. Ka rritje me 250 për qind të importeve nga serbia.”-tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...