Liria e medias në pikiatë/ Hipokrizia e Ramës: Do ndryshojmë sjellje

E mërkurë, 20 July 2022 09:24

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e negociatave me Bashkimin Europian do të angazhojë edhe më shumë qeverinë për të shtuar mbështetjen për mediat.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit europian në godinën e kryeministrisë, Rama tha se nga ai moment edhe niveli qeverisës do të ngrihet në një nivel të ri në çdo drejtim, përfshirë këtu edhe në mbrojtjen e lirisë së gazetarëve.

 

Këto deklarata vijnë në kohën kur liria e medias ka shënuar rënie pikiatë dhe vendi është në renditjen më të zezë në histori. Por hipokrizia qëndron te fakti se pikërisht njeriu që e ka katandisur lirinë e medias në këtë pikë, tha se do ndryshojë sjelljen.

 

“Kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve si zëdhënës të interesit publik, por dhe si punëmarrës, prandaj ne do të angazhohemi në të dyja frontet, qoftë për të reflektuar mbi gabimet tona dhe për të përsosur vijën e sjelljes, por qoftë dhe për të ndërvepruar me komunitetin e gazetarëve dhe përfaqësuesit e tyre, në funksion të zgjidhjes së halleve dhe problemeve të tyre të mëdha në raport me punëdhënësit,” u shpreh kryeministri.

 

Rama nënvizoi se hapja e negociatave nuk e bën rrugën e anëtarësimit më të lehtë, por shumë më sfiduese. Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...