Berisha pret një mik të shquar të kombit shqiptar, ish-Presidentin kroat Stjepan Mesić

E mërkurë, 20 July 2022 15:41

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka pritur sot një delegacion me miq të çmuar nga Kroacia, ish-Presidentin kroat Stjepan Mesić dhe dy aktivistët e njohur shqiptarë në Kroaci, z. Muharrem Salihu dhe z. Idriz Sulejmani.

Vetë Berisha ka treguar për takimin dhe bashkëbisedimin me z. Mesić, tashmë kur Partia Demokratike e rithemeluar po drejtohet prej tij dhe ka një mision të rëndësishëm.

“Takim me mikun e shquar të kombit shqiptar dhe mikun tim të hershëm, ish-Presidentin e Kroacisë, z. Stjepan Mesić, - shkruan Berisha në Fb. - “Në këtë takim diskutuam për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen. Po kështu, diskutuam për zhvillimet në rajon dhe Europë."

 

Presidenti Mesić më uroi së bashku me Partinë Demokratike në misionin tonë dhe shprehu bindjen se ne do ta përmbushim këtë mision.

 

Në takim ishte prezent edhe aktivisti i të drejtave të njeriut, z. Muharrem Salihu, i cili më dhuroi librin e tij kushtuar Etnografisë së Medvegjes e kostumeve të trojeve të tjera shqiptare.

Po kështu, në takim ishte veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Kroaci, z. Idris Sulejmani. Takimi ishte i hapur," nënvizoi në përfundim kreu i PD-së dhe shtoi edhe fotografitë që bënë pas këtij takimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...